Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Lacio te Skënderbeu, Simone Matia falenderon Lorik Canën

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Lacio te Skënderbeu, Simone Matia falenderon Lorik Canën

Përforcimi më i ri i Skënderbeut i ardhur në huazim nga italianët e Lacios, mbrojtësi 20-vjeçar Simone Matia, ka folur për herë të parë pas arritjes në Shqipëri.

"Jam i kënaqur me këtë aventurë të re pasi është një provë për mua që të tregoj veten. Dua të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin të fitojë titullin kampion. Te Lacio kam mësuar shumë nga Lorik Cana, i cili është përveçse një futbollist i madh edhe një njeri i madh. Këshillat e tij më kanë ndihmuar shumë. Skënderbeun e pranova pasi u informova që ka fituar 6 vitet e fundit kampionatin dhe një titull kampion sërish këtë sezon do të ishte një mrekulli për mua. Në skuadër më kanë pritur mirë dhe nuk po has shumë vështirësi pasi për habinë time shqiptarët dinë thuajse të gjithë italisht", ka thënë Simone Matia në një intervistë për "Panorama Sport".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga