Lucas Torreira është në “radarin” e Galatasarayt. Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë me dije se anglezët kanë marrë propozimin e turqve për shërbimet e lojtarit. Ai tregon se “Topçinjtë” janë gati ta shesin. Por, fillimisht duhet edhe dakordësimi i Lucas Torreira për kushtet personale.
Në sezonin që lamë pas, mesfushori shtatshkurtër ishte pjesë e Fiorentinës, ku u aktivizua në 31 ndeshje. 26 prej tyre i nisi nga minuta e parë. Gjatë edicionit të shkuar, 26-vjeçari nga Uruguai shënoi edhe 5 gola. Tashmë Galatasaray ka shprehur interes për shërbimet e tij dhe në sezonin e ri mund të transferohet në Turqi.