
Situata e De Gea me Manchester United është shumë e paqartë aktualisht. Akoma nuk dihet nëse portieri spanjoll do të nënshkruajë një kontratë të re apo do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.
Për tu mos u zënë në vështirësi, klubi anglez është vënë në lëvizje për një portier të ri. Më i dëshiruari si nga drejtuesit e anglezëve dhe trajneri Ten Hag është gardiani i Interit, Andre Onana.
Kamerunasi vlerësohet 50 milionë euro nga italianët dhe gjithçka po bisedohet mes klubeve për të arritur këtë marrëveshje. Pavarësisht bisedimeve, Manchester United ka dhe një plan B në merkato në rast se nuk kryhet transferimi i Onana. Bëhet fjalë për portierin Justin Bijlow të Feyenoord në kampionatin hollandez. 25-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik dhe shihet si një opsion i mirë nga klubi anglez.