
Bernard Challandes dhe Kosova ndanë rrugët. Trajneri i njohur nuk bëri mirë në pankinë dhe divorci u pa si zgjidhje.
Tashmë kanë filluar aludimet për zëvëndësuesin. Sipas Indeksonline, Gianni De Biasi shihet si njeriu i duhur që mund të ngrejë dardanët. Ish trajneri i Shqipërisë nuk po kalon ditë të mira te Azerbajxhani, teksa shumë shpejt mund të lërë pankinën azere. Drejtuesit do tentojnë ta bindin De Biasin sa më shpejt të jetë e mundur.
Emri tjetër është ai i Felix Magath. Gjermani ka një CV të pasur, teksa ka qënë më parë në krye të skuadra si Bayern Munchen, Ëerder Bremen, apo edhe Ëolfsburg. Gjithsesi, në Kosovë janë të vetdijshëm se të bindësh një emër të tillë është mision i vështirë.
Poll