Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga gishti "përshëndetës" për publikun e deri te loja e bukur e 'volejbollit', sa duar të gjata paske more Marko RADAS!

Shkruar nga NEWSPORT
Nga gishti "përshëndetës" për publikun e deri te

"Marko, bëhu gati se kemi gjetur një skuadër që mund të shkosh shumë larg", këto duhet të kenë qenë fjalët e menaxherit të mbrojtësit të Skënderbeut në kohën kur ai la Kroacinë për t'u afruar dhe më pas afirmuar si ndër më të mirët në Shqipëri. Me cilësi të padiskutueshme në fushën e blertë, Radas tashmë po luan sezonin e tij të tetë në vendin tonë me bardhekuqtë e Korçës. I përfolur në çdo merkato verore, njëherë i "transferuar" në një ekip, herë tjetër larg Shqipërisë, por në fakt ai mbetet besnik i Korçës. Me topin di të luajë mjaft bukur si në fushë, ashtu edhe jashtë saj teksa "driblon" si fantazist kundërshtarët, por edhe gazetarët.

Vitet e para gjithmonë janë tërheqëse në çdo punë që e nis për herë të parë, madje kërkon të japësh maksimumin që të jesh në qendër të vëmendjes, pse jo të stimulohesh edhe nga shefi. Por, më pas si pa kuptuar të përfshin ajo rutina dhe ndoshta-ndoshta shpesh herë bëhet dhe bezdisëse e duhet kryer sepse duhet. Kjo duket se i ka ndodhur edhe Marko Radas.

Mbrojtësi kroat me një karakter të paqëndrueshëm në fushën e blertë po tregon se tashmë 34-vitet janë shumë për t'i bërë të dyja: Edhe cilësisht mirë me topin, por edhe nervat t'i ruajë në momente të veçanta. Njëra apo tjetra? Epo në fakt një profesionist këto s'duhet t'i diskutojë, por duhet të ketë edhe një "armë" të tretë për të qenë më i miri.

Ndoshta Radas në Shqipëri ka gjetur ambientin e preferuar ku askush nuk flet, e për më tepër askush nuk "guxon" të të dënojë për veprimet që bën. Ju kujtohet ndeshja e fundit në sezonin e kaluar kundër Partizanit? Skënderbeu fitoi me rezultatin 1-0 me gol të Bruno Ditës, megjithatë tifozët e kuq dhe ne gazetarët në tribunë nuk mund ta harrojmë gishtin "përshëndetës" të Marko Radas. Jo vetëm që nuk u ndëshkua, por nuk u penalizua as nga organi i drejtësisë sportive që kemi në vendin tonë, me emrin e quajtur Komision i Disiplinës. Ndoshta në klub i kanë tërhequr vëmendjen, por punë e madhe. Ai titullar po luan sërish. Radio Televizioni Shqiptar asokohe i kushtoi një rubrikë të veçantë kroatit në shenjë kritike, por në vendin tonë këshillat me pak ton të lartë, hyjnë nga një vesh e dalin nga tjetri. Gazetari e bëri punën e tij dhe për këtë duhet t'i ngremë kapelen sepse askush nuk mund të fyhet në mënyrë të tillë siç bëri Marko Radas.

Nuk zgjat shumë dhe sërish në skenë vjen qendërmbrojtësi kroat. Me plot gojën e them se ai nuk i njeh korçarët, si njerëz të qetë dhe mjaft dashamirës sepse në të kundërt do të mundohej të përshtatej sadopak me natyrën e tyre.

Në sfidën kundër Tiranës, ai u bë protagonist duke kapur një top me dorë që ishte rrezik potencial për ekipin e tij. Futboll apo volejboll? Pak rëndësi ka. I kuqi nga xhepi i arbitrit nuk mund të dilte. Me dashje apo pa dashje? Këtë s'e dimë. Fakt është që Orlando Kuka e fali dhe ndoshta tanimë qesh kur e sheh si rast. Tiranës iu mohua një rast që mund të shndërrohej në gol dhe inferioriteti numerik në fushë (Nëse Radas dilte me të kuq), do t'ia bënte më të lehtë fitoren ndaj korçarëve. Ndoshta Markos ka të drejtë. "Sipas vendit, bëhet dhe kuvendi"- thotë një shprehje e urtë... /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga