
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i ftuar në emisionin "JAVA" në RTSH, ku është duke folur mbi Kombëtaren shqiptare, si dhe prapaskenat e kampionatit shqiptar.
Partiazni dhe Kampionati:
"Unë kam patur babën tim futbollist me Partizanin dhe tifoz deri në fund të jetës dhe kam patur debate me atë gjithmonë, por me Partizanin nuk kam asnjë gjë. Unë jam një tifoz i Vllaznisë në fakt. Nga fitimi i Titullit kampion mund të përjashtoi vetëm Flamurtarin. Nuk mund të them që një president nuk ndikon në një kampionat apo në një ekip. Por ekipi i mirë fiton ndaj të gjithëve edhe ndaj arbitrave'', tha Duka.
Trukimet e ndeshjeve dhe dënimi i Skënderbeut:
"Skënderbeu është fajtor dhe shumë mirë le ta dënojmë. Por a është i fundit në Europë? E keqja është se në jemi shqiptarët kundër shqiptarët. Ndeshjet e trukuara janë problemi dhe fenomeni më i keq që ka futbolli sot në të gjithë botën. Në Shqipëri ka qenë disi e theksuar deri 5 6 vitesh. Sot unë mund tiu them që Kampionati shqiptar sot ne kemi 0 informacione për ndeshje të shitura", u shpreh Duka.
VAR:
Në edicionin 2021-2022 do të kemi vendosjen e VAR në Shqipëri. 1 vit na duhet me pregatitjen e njerëzve", tha DUKA.
Ligji i Sportit?
"Kemi diskutuar për një paket ligjore për sportin jo për Ligjin e Sportit. Kjo paketa ligjore që ne kemi diskutuar jo që po vonohet por është shumë larg asaj që kemi kërkuar. Në projektet që ne kemi parë nuk ka lidhje me atë që ne kemi diskutuar. Shqipëria është vendi më i keq në Europë për përkrahjen në sport. Financimi i shtetit në sport është qesharak diku tek 700 mijë euro në vit'', u shpreh Armand Duka.
Një Kombëtare?
"Ka populizëm brenda ka dhe realitet. Për sa kohë ka dy vende ka dhe dy Kombëtare. Madje është e kundraligjshme. Pasi FSHF e ushtron detyrën e vetë sipas ligjit të Shqipërsië dhe jo Kosovës dhe anasjelltars. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, do të bëjmë aktivitete por nuk mund të themi se kjo do bashkoj dy shtetet", përfundoi Armand Duka.