
Neymar është padyshim ylli kryesor brazilian në dekadën e fundit. Tashmë në moshën 30 vjeçare ai pritet të udhëheqë Brazilin në Botërorin e Katarit pas 2 muajsh. Yjet e rinj si Vinicius, Raphinha, Antony, Rodrygo etj e shohin si shembull dhe ai duhet të jap maksimumin pasi ky Botëror, bazuar edhe në deklaratat e tij, mund të jetë i fundit për të.
Neymar, si çdo yll brazilian, është krahasuar me Pele në fillimet e karrierës së tij dhe tashmë ai është pranë thyerjes së rekordit të mbajtur prej dekadash nga legjenda braziliane. 74 gola ka shënuar Neymar për Selecao në 120 paraqitje ndërkohë që Pele mban rekodrin me vetëm 3 gola më shumë por në 92 ndeshje.
I pyetur për këtë rekord Neymar duket i fokusuar në thyerjne e tij teksa i “lutet” shokëve të ekipit. “Do t’u them shokjëve të ekipit të më ndihmojnë në mënyrë që më në fund ta thyej këtë rekord. E kam synuar gjithë jetën dhe jam shumë pranë.”- deklaroi Neymar.