Neymar po bën mirë në fushën e blertë, por jashtë saj telashet për të nuk kanë të sosur. Sulmuesi brazilian i PSG-së duhet të paraqitet në gjyq në datën 17 tetor. Ai akuzohet për mashtrim dhe korrupsion për transferimin e tij te Barcelona në vitin 2013 kur ishte pjesë e Santosit.
Kompania “DIS” mbante asokohe 40 përqind të të drejtave të lojtarit dhe tashmë pretendon se shifrat e deklaruara për transferimin e tij në “Camp Nou” janë më të ulëta se realet. “DIS” ka kërkuar që ylli i PSG-së të dënohet me 5 vite burg si dhe një gjobë prej 149 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, prokuroria mund të kërkojë 10 vite. 30-vjeçari do të shkojë në Spanjë për të dhënë versionin e tij. Kujtojmë që asokohe ai u transfera te Barça për shifrën e 57.1 milionë eurove, ku vetëm 17.1 përfitoi kompania “DIS”.