
Neymar pak muaj më parë mësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Brazili zhvilloi ndaj Uruguait. Në këtë përballje sulmuesi brazilian këputi ligamentin e kryqëzuar të meniskut të gjurit të majtë.
Tashmë ish-lojtari i PSG-së vazhdon rikuperimin e tij në mënyrë që të jetë sa më shpejt gati, por lajmin që mjekët kanë dhënë është i keq. Neymar nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, event që zhvillohet 20 qershor – 14 korrik.
“Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për një kthim para nëntë muajsh është herët. Ne presim që ai të rikuperohet plotësisht pas kësaj periudhe, i gatshëm për t’u rikthyer të luajë në një nivel të lartë, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, tha mjeku Rodrigo Lasmar.