
Neymar është pranë largimit nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi brazilian është propozuar te Juventus, por gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve.
Calciomercato shkruan se ai është gati t’u thotë lamtumirë kampionëve të Francës. Menaxheri i tij po ua ofron gjithë klubeve europiane, përfshirë dhe Juventusin. 43 milionë euro në sezon për lojtarin janë shumë dhe rëndojnë arkat e klubit parisien.
Në garë tani për shërbimet e tij është futur edhe Chelsea. Madje “ESPN” bën me dije se 30-vjeçari do të ishte i duhuri për anglezët.
Media spanjolle bën me dije se kontaktet mes palëve kanë nisur. Kujtojmë që PSG pagoi plot 222 milionë euro për të përfituar shërbimet e Neymar-it, kur u transferua nga Barcelona te francezët.