
Jo vetëm Lionel Messi, një tjetër sulmues pritet të largohet nga Parisi. Neymar me shumë gjasa do t’i thotë “lamutmirë” PSG-së në fund të këtij sezonit.
Braziliani nuk është më në panet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm dhe në këto kushte të tjera skuadra kanë nisur të studfiojnë pistën e transferimit të tij. Për ish-lojtarin e Barcelonës interesime kanë shfaqur skuadrat e Premier League.
Chelsea, Manchester United dhe Neëcastle kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa janë ekipe që mbulojnë edhe pagën e Neymar. Kujtojmë se 31-vjeçari ka kontratë të vlefshme me parizienët deri ën vitin 2027, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë e “zhurmshme” për të ardhmen e tij.
Poll