
Newcastle pritet së shpejti të zyrtarizojë Sandro Tonalin. Por anglezët nuk ndalen vetëm me kaq, pasi tashmë synimi i tyre është lojtari i Juventusit. Federico Chiesa pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe në këtë mënyrë ka nisur puna për këtë operacion.
Chiesa ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2025, por italianët janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për lojtarin e tyre, teksa kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro.
Një shifër kjo që nuk përbën problem për sheikët e Newcastle dhe Chiesa mund të veshë fanelën e tyre në sezonin e ri. Kujtojmë se për të interesim ka edhe nga Liverpool.
Poll