
Partizani po zhvillon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku prej disa ditësh grupi aktual i lojtarëve ka zhvilluar përgatititjet nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova.
Me të kuqtë janë bashkuar dhe disa lojtarë të rinj të cilët do të jenë për disa ditë në provë dhe më pas do të jetë trajneri Starova që do të vendosë nëse do firmosin me "Demat e Kuq" apo jo, gjithmonë nëse këta të fundit bindin teknikun.
Nesër Partizani do të ketë provën e parë, pasi do të përballet në një miqësore me ekipin turk të Kasimpasha-s. Ndeshja do të luhet në orën 13:00 me orën lokale në Turqi dhe të gjithë tifozët e kuq janë në pritje të kësaj prove të parë, duke ditur se kanë ndodhur ndryshime të shumta miqësorja ndaj skuadrës turke do të jetë një tregues i mirë për të kuqtë.