Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Nëse lojtarët nuk më mbështesin unë do mbledh 'plaçkat' dhe do iki", Xavi: Gavi? S'ka tjetër si ai në botën e futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
"Nëse lojtarët nuk më mbështesin unë do mbledh

Barcelona u mposht në finalen e Superkupës nga Real Madrid, teksa tashmë katalanasit do të synojnë të lënë prapa këtë disfatë dhe të marrin rezultat pozitiv në Copa del Rey. Barça do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Unionistas ditën e nesërme në orën 19:30.

Një duel mjaft i rëndësishëm dhe Xavi Hernandez nuk i toleron më hapat fals të skuadrës së tij dhe për këtë vazhdon intensivisht përgatitjet prej disa ditësh. Hernandez ka analizuar gjendjen e skuadrës, ndërsa kur pyetet për të ardhmen thekson se nëse gjërat do të shkonin keq, atëherë do të largohet.

Gjithashtu theksoi se mungesa e Gavit ndjehet në dhomat e zhveshjes, ku mesfushori është shpirti i skuadrës.

A e keni mbështetjen e lojtarëve? – “Ditën që lojtarët nuk do të jenë me mua, unë do të marr gjërat e mia dhe do të shkoj në shtëpi. Ne jemi të lënduar, është e vërtetë. Duhet të fillojmë nga e para, por lojtarët besojnë në atë që bëjmë. Ne duhet të bëjmë si sezonin e kaluar".

A do të vendosin titujt të ardhmen tuaj? – “Kështu ka qenë gjithmonë. Unë jam ende trajner, sepse objektivat u arritën. Ata erdhën në Katar për të nënshkruar me mua dhe më thanë se objektivi ishte vendi i katërt dhe ne përfunduam të dytët. Vitin e kaluar më thanë se duhej të fitonim kampionatin dhe e bëmë. Madje fituam edhe Superkupën. Këtë vit qëllimi ishte të fitonim tituj dhe të kualifikoheshim në 1/16 e Ligës së Kampionëve. Ne ende mund ta bëjmë këtë. Unë tashmë kam kërkuar falje, por ne jemi më afër suksesit sesa dështimit. Ky është realiteti”.

A mungon një lider në dhomat e zhveshjes? – “Na mungon Gavi. Për ne ishte një goditje me thikë në zemër. Pastaj ishin lëndimet e Ter Stegen, Raphinha, Cancelo... Por roli i Gavi është i vështirë për t'u interpretuar. Ka vetëm një Gavi në botë dhe na mungon shumë, ky është realiteti. Ai ishte shpirti i ekipit”, ka theksuar timonieri i blaugranave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga