
Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit e Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për programin “Futbolli në Shkolla”. Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi.
Ajo u shpreh në një deklaratë për medie se ky do të jetë një projekt që mbështet dhe familjet sepse sporti është një nga sportet më popullore.
Ndër të tjera Kushi theksoi se në këtë projekt i cili do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit tonë, janë angazhuar mjaft mësues dhe ekipe të posaçme.
“Ky do të jetë një projekt që mbështet dhe familjet sepse sporti është një nga sportet më popullore, lehtësohet barra e familjeve për të angazhuar fëmijët në sportin e futbollut. Fëmijët do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në futboll pa pagesë.
Ky projekt është në linjë të plotë për të zhvilluar sportin në shkolla. Kemi mësues dhe ekipe të angazhuar në këtë projekt, i cili do të jetë në të gjitha shkollat e vendit. Së bashku do të punojmë për të arritur objketivin për kualifikimin në Euro 2024”, u shpreh Kushi.