Thesar Ismajli është lojtari më i ri i Llapit. 19-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me ekipin e Superligës së Kosovës që e lidh për 3-vite.
Lajmi është bërë me dije nga llapianët që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bënin me dije:
"Zyrtare: Thesar Ismajli nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin
Mbrojtësi i majtë 19 vjeçar vie nga juniorët e Ferizajt dhe i bashkohet futbollistëve të rinj me kontrata profesionale tek Llapi
Podujevë, 30 janar 2020 - Thesar Ismajli ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për 3 vitet e ardhshme. Ismajli është prezantuar me fanellën e Llapit dhe nga ky edicion do jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa ka të drejtë të paraqitet edhe për skuadrën U19.
Thesar Ismajli, i lindur më 23.01.2001, saktësisht një javë më parë ka mbushur 19 vite. I gjatë 1.72 m, mbrojtësi i krahut të majtë në edicionin e fundit u paraqit për skuadrën U19 të Ferizajt. Shquhet për ndërhyrjet e tij të sakta në defanzivë dhe asistimet e daljet e shpejta përpara në ofanzivë. Thesari ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Mirësevjen THESAR ISMAJLI".
