
Në Austri nuk kanë më dyshime. Kujtim Fejzullahi është 20 vjeçari që mbrëmjen e djeshme përgjaku Vjenën duke u marr jetën 4 personave dhe la të plagosur 17 të tjerë.
Kujtim Fejzullahu, autori i masakrës së mbrëmshme Vienë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ishte një futbollist i talentuar në vitet e tij të adoleshencës dhe supozohet të ketë rënë në kontakt me aktivist të ISIS në Modling, raportojnë mediat vendase.
Ai është me origjinë shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa mbante dhe pasaportë austriake.
20 vjeçari shkruajnë mediat vendase, të cilat kanë siguruar dhe foton ku ai shfaqet i armatosur, me kallashnikov, pistoletë e hanxhar, ka qenë i dënuar më parë dhe me precedent penal. Në vitin 2019, ai është liruar me kusht nga burgu.
Ai bënte pjesë në grupin e austriakëve të radikalizuar që ka tentuar të shkojë në Siri për luftë. Për këtë ai u dënua me 22 muaj burg në prill 2019. Edhe një nga autorët e tjerë të sulmit terrorist që përgjaku dje Vjenën duke u marrë jetën 3 banorëve të saj, dhe la të plagosur 15 të tjerë, është nga Maqedonia e Veriut, me origjinë shqiptare.