Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Në Spanjë të sigurtë, Kylian Mbappe ka zgjedhur numrin që do të mbaje te Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Në Spanjë të sigurtë, Kylian Mbappe ka zgjedhur numrin

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezonit dhe kjo tashmë është e sigurtë, pasi është vetë sulmuesi që e ka njoftuar diçka të tillë. Karriera e francezit do të vazhdojë në La Liga edhe pse ende nuk ka një konfirmim për kalimin e tij te Real Madrid.

Gjithsesi në Spanjë janë të sigurtë se tashmë 25-vjeçari ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në fanelë. Sipas “Relevo” bëhet me dije se drejtuesit madrilenë io kanë ofruar dy numra dhe të zgjedhë njërin prej tyre, por nuk do të jetë numri 7-të siç është menduar nga tifozët, i cili është mbajtur nga Cristiano Ronaldo.

9 dhe 10 janë dy numrat që i janë vendosur në tavolinë Mbappes për të zgjdhur. Numri 9 ëshë i lirë që prej largimit të Karim Benzemas, por këtë numër sipas burimit nuk e ka pranuar sulmuesi i PSG-së, pasi dëshiron numrin 10. Numër ky që aktualisht mbahet nga Luka Modric, i cili në fund të këtij sezoni do të largiohet nga “Santiago Bernabeu” dhe në këtë mënyrë 10-ta do të kalojë menjëherë në fanelën e Mbappes.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga