Vllaznia-Partizani është një supersfidat e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Shkodranët pas fitores ndaj Kukësit në transfertë kërkojnë që të marrin suksesin e radhës dhe përballë do të jetë skuadra kampione e Superligës, Partizani. Nga ana tjetër të kuqtë pas fitores në derbi barazuan në shtëpi ndaj Teutës dhe këtë javë kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mos humbur më shumë terren me skuadrat kryesuese.
Në sfidën e së shtunës që do të luhet në orën 17:00 pritet të ketë edhe një prezencë të lartë tifozësh që do të mbëshesin Vllazninë. Në shkallët e stadiumit pritet të jetë për herë të parë edhe tifogrupi "Power 12", që janë krijuar për të mbështetur skuadrën shkodrane. Me anë të një postimi në faqen e tyre tifozët kanë bërë me dije edhe sektorin se ku do të vendosin këta tifozë.
Postimi i tifozëve:
VLLAZNIA-Partizani E shtune Ora 17:00 Ne "Loro Boriçi " !
Me Zemer per VLLAZNIN , te gjith ne tribunen "C3" Se Bashku me grupimin me te ri "POWER 12" .
Forca VLLAZNI.
