Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë”, Enea Koliçi: Respektojmë veten më shumë se kundërshtarin

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë”,

Së bashku me trajnerin Ilir Daja, në konferencën për shtyp të Ballkanit ishte edhe portieri Enea Koliçi. Gardiani i portës së ekipit nga Theranda vlerëson kundërshtarin maksimalisht, por tregon dhe qëllimet që kanë në ktë ndeshje.

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”, është shprehur portieri i kampionëve të Kosovës.

Kujtojmë që Ballkani do të përballet me Astanën të enjten e 26 tetorit. Sfida e vlefshme për fazën e grupeve të Uefa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 18:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga