Chichi Soler, ish-kapiteni legjendar i Mallorcas, në një intervistë për GazetaBlic Sport, ka folur për Vedat Muriqin, sulmuesi dardan që tashmë është kthyer në idhullin e tifozëve të Mallorcas. Soler beson se ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë të La Ligas dhe nëse largohet nga Mallorca, ai thjeshtë do të jetë krenar për “Piratin” pasi do t ëiki drejt një ekipi më të mirë.
“Për mendimin tim që nga dita e parë që u bashkua me klubin ai ka treguar një përkushtim të madh dhe e di se sa të rëndësishme janë cilësitë e tij njerëzore dhe sportive për lumturinë e të gjithë tifozëve, madje edhe për klubin. Unë me të vërtetë besoj se ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në La Liga.
Unë i urojë gjitha të mirat Vedat Muriqit. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, por do të jem vërtet krenar për të edhe nëse një ditë duhet të largohet dhe të jetë i suksesshëm në një klub tjetër”, përfundoi Paco Soler.