Në këto ditë të janarit në qytetin e Lushnjes do të kryhen disa aktivitete për festimet e 100 vjetorit të Kongresit. Sipas programit deri në ditën e Kongresit, në qytetin e Lushnjes do të jenë disa aktivitete sportive.
Ditën e sotme siç ishte parashikuar është zhvilluar "Kupa Kongresi - 100 Vjet" në volejboll për vajza, ku kanë marrë pjesë ekipe të bashkive nga Qarku Fier. Organizimi është bërë nga Bashkia e qytetit të Lushnjes dhe ndeshjet e volejbollit janë drejtuar nga profesori Vangjel Shano.
Më poshtë do të gjeni dhe programin në ditët në vazhdim.


Galeria fotografike ()
Poll