Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Në Korçë kemi shumë presion", Kapiteni i Skënderbeut: Duam mbijetesën dhe Kupën, Kastrioti na i bëri ndeshje "të lehtë"

Shkruar nga NEWSPORT
"Në Korçë kemi shumë presion", Kapiteni i

Skënderbeu mori një tjetër fitore ditën e sotme. Korçarët mposhtën në transfertë 0-2 Kastriotin dhe tashmë janë afruar më shmë me Bylisin dhe krutanët në luftën për mbijetesë. I ftuar në emisionin "Fair Play", kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi u shpreh:

"Kupa për ne ka shumë vlerë dhe do të shkojmë për të fituar pasi e kemi treguar që mund të fitojmë. Qendrimi në Superligë apo Kupa? "Është pyetje e vështirë, por ne I duam të dyja".

Titulli kampion? "Kemi parë që është një kampionat shumë I fortë. Janë 5 ekipe që luftojnë për të fituar kampionatin dhe nuk mund të them se kush ka shumë shpresa për të fituar titullin. Skënderbeu nuk qenë ndonjëherë në këto pozicione, por me punë do të tregojmë se do t'ia dalim nga kjo situatë e vështirë. Kemi mbështetjen e tifozëve dhe presidencës në këto momente".

Ndeshjet në Korçë? "Na shqetëson që jashtë jemi më të fortë dhe brenda besoj kemi presionin që duhet të marrim fitoren me çdo kusht prandaj ndodh kjo".

Fitorja ndaj Kastriotit? "Ndikoi që Kastrioti ishte me 10 lojtarë dhe ata u mbrojtën shumë duke na lënë hapësira. Ishim të qetë e krijuam rastet tona dhe shënuam dy gola".

Puna e trajnerit Memelli? "Ana psikologjike te ne ndikon shumë pasi lojtarë të rinj. Nëse nuk jemi mirë nga ana psikoligjike nuk mund të japim më të mirën në fushë".  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga