
Atalanta arriti të fitojë 4-0 kundër Rakoë, ndeshje që u zhvillua në Poloni. Enea Jorgji shkëlqeu në këtë sfidë duke qenë gjyqtar kryesor për 90 minuta. Asistentë të tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çoka, të cilët kanë arritur një nivel tjetër arbitrimi.
Pas takimit, moviolën e ka bërë Edmondo Pinna. Gazetari i “Corriero dello Sport” ka vlerësuar punën e gjyqtarëve duke shkruar:
“Një gjë është e sigurt, kur gjykon shqiptari Jorgji ekipet tona fitojnë gjithmonë (9 ndeshje 9 fitore). Nuk ka faull të Holm ndaj Novak që gjuajti dhe u rrëzua në zonë. Mirançuk rikuperoi topin pa faull ndaj Kohergin. Pasaliç në fillim e prek topin me këmbë pastaj ndoshta me parakrah, por nuk ishte e ndëshkueshme me penallti”.