
Real Madrid prej kohësh kërkon një qendërmbrojtës, pas dëmtimeve të Davide Alaba dhe Eder Militao. Carlo Ancelotti është në “hall” dhe për këtë ka kërkuar nga drejtuesit për një transferim që mund t'i zgjidhte problemet e repartit të mbrojtjes.
Në “radarin” e drejtuesve ka përfunduar Piero Hincapie, i cili luan aktualisht me Bayern Leverkusen. 21-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën gjermane, duke u shndërruar në një lider.
Ky operacion duket i vështirë, jo vetëm për faktin që drejtuesit e klubit gjerman e vlerësojnë kartonin e Hincapie 60 milionë, por dhe trajneri Xabi Alonso nuk dëshiron të humbasë një lojtar kyç të ekipit.
Poll