Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Në Gjermani ka gjithmonë presion”, Hansi Flick flet për Katar 2022: Grupi ku ndodhemi një “luftë” e vërtetë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Gjermani ka gjithmonë presion”, Hansi Flick flet

Ditën e dielë gjithë vëmendja e tifozëve anembanë botës do të përqendrohet te kampionati botërorë, pasi  “Katar 2022” do të marrë skenën, ndërsa emocine të mëdha pritet të dhuroj ky turne.

Jemi vetëm pak ditë përpara nisjes së Kupës së Botës dhe për trajnerin e Gjermanisë do të jetë kompeticioni i parë i madh në krye të gjermanevë. Në një intervistë për “Marca”, Flick foli për për presionin ndaj ekipit pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2018, në të cilën Gjermania u eliminua në fazën e grupeve.

“Në Gjermani ka gjithmonë shumë presion dhe pritshmëritë janë gjithmonë të larta para çdo turneu. Kjo ka të bëjë më pak me paraqitjen e dobët në Botërorin e kaluar, por më shumë me sukseset e mëdha të së shkuarës. Ne nuk ndjejmë asnjë presion të jashtëm, kam një kërkesë maksimale personale. Nuk e di nëse është grupi më i vështirë, është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë analizë para turneut, por në fakt është një grup i vështirë. Një sfidë e vërtetë”, përfundoi Flick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga