
Real Madrid do të luajë ditën e nesërme sfidën e dytë të Championsit në transfertë ndaj Munchegladbach. Kampionët e Spanjës pas humbjes kundër Shahktar në shtëpi kërkojnë të marrin 3 pikët e para në këtë sezon të ri të Champions League. Ditën e sotme ka folur në konferencë për shtyp trajneri i Realit, Zinedin Zidane që është shprehur se kërkon të shikojë në fushë atë skaudër që pa ndaj Barcelonës pak ditë më parë. Gjithashtu francezi dha lajmin e mirë për Hazard, që këtë edicion nuk ka zbritur ende në fushë.
"Duhet të bëjmë në Champions, atë që bëmë në fundjavë ndaj Barcelonës. Munchegladbach është një skuadër e fortë, por ne duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Mund të fitojmë ndaj çdo skuadre dhe nuk duhet të mendojmë për fitoren ndaj Barcelonës, port ë shikojmë ndeshjen e radhës. Hazard? Është mjaft mirë, është rikuperuar plotësisht dhe është një rikthim i rëndësishëm për ne", u shpreh Zidane.