Në Francë vazhdojnë polemikat për vizitën e Lionel Messit në Arabinë Saudite pa lejen e klubit. Diçka e tillë nuk ndodh në shtetit arab. Këto të fundit kanë postuar edhe foto të argjentinasit në Arabinë Saudite, ku pas pezullimit nga PSG-ja për dy javë duke se po shijon ca ditë pushimi.
Ministri i Turizmit në Arabinë Saudite, Ahmed Al Khateeb ka postuar foto të kampionit të botës me familjen e tij.
“Messi dhe familja e tij po e trajtojnë veten me kuzhinat e mrekullueshme dhe të shijshme si edhe me blerje luksoze në ‘Via Ryadh’, e ndjekur nga një pasdite e mbushur me argëtim, lojëra, eksperiencat VR dhe me kohë kualitative në Bulervardin e Qytetit të Riad. Mirë se vjen Messi”, ka shkruar ministry i Turizmit.
Messi & his family treated themselves to a delightful selection of international cuisine & a luxurious shopping experience in #ViaRiyadh followed by a fun-filled afternoon of games, VR experiences, & quality family time at Riyadh City Boulevard. #WelcomeMessi pic.twitter.com/3O6gRQEN4h
— Ahmed Al Khateeb أحمد الخطيب (@AhmedAlKhateeb) May 2, 2023