Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit në Europa League, ku takime mjaft interesante janë parashikuar për mbrëmjen e sotme. Dueli që spikat më shumë është përballja në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Barcelonës.
Sfida e parë mes dy ekipeve në “Camp Nou” ka përfunduar 2-2 dhe sonte spektakli nuk do të mungojë, pasi si spanjollët ashtu edhe anglezët synojnë kualifikimin në orën 21:00.
Gjithashtu biletën për në fazën tjetër e kërkon edhe Juventusi që përballë do të ketë Nantes. Takimi i parë mes tyre në Itali ka përfunduar 1-1. “Zonja e Vjetër” synon kualifikimin në Francë në orën 18:45.
Gjithashtu edhe Roma do t’i duhet të përmbys gjithçka në “Olimpicio” ndaj Salzburgut, me këtë të fundit që ka fituar 1-0 ndeshjen e parë.
Ndërkohë edhe Conference League do të zhvillojë mbrëmjen e sotme duelet e kthimit të saj. Një derbi shqiptarësh do të kemi në orën 18:45. Elseid Hysaj do të ketë përballë Ermal Krasniqin. Lazio ka fituar sfidën e parë në Italia me shifrat 1-0 dhe në sot do të synojë në tjetër fitore.
Edhe Redon Xhixha kërkon një biletë për në fazën tjetër, pasi Qarabag ka fituar takimin e parë 1-0 ndaj Gent.
[caption id="attachment_681576" align="alignnone" width="240"] Ndeshjet e sotme ne Europa League dhe Conference League[/caption]