Kategoria e Parë zhvilloi në fundjavë sfidat hapëse për sezonin e ri. Me përjashtim të duelit Lushnja – Burreli që u shty për shkak të fushës, duelet e tjera treguan se rivaliteti do jetë i madh këtë sezon.
Tanimë skuadrat po përgatiten për javën pasardhëse, që luhet të shtunë dhe të diel. Të shtunë në datën 10 shtator zhvillohen gjashtë ndeshje, duke nisur nga ora 15:00. Të diel, sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos luhet në Korçë, në orën 17:45 dhe me ndriçim.
Kategoria e Parë – java 2
E shtunë, 10 shtator 2022 – 15:00
Flamurtari – Korabi
Burreli – Tërbuni
Tomori – Lushnja
Besëlidhja – Besa
Apolonia – Turbina
Luzi – Oriku
E diel, 11 shtator 2022 – 17:45
Skënderbeu – Dinamo
Poll