Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Në Angli janë të sigurtë: Jurgen KLOPP drejt shkarkimit

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli janë të sigurtë: Jurgen KLOPP drejt shkarkimit

Në Angli kanë nisur të bëjnë edhe “kalkulimet” e fundit. Liverpool këtë sezon është shumë larg pritshmërive dhe tashmë me të drejtë po hamendësohet edhe për shkarkimin e tij.

“The Reds” do të luajnë në Champions League në fazën e 1/16 ndaj Real Madrid dhe nëse fati i keq i ndjek dhe eliminohet, kjo mund të shkaktojë “tërmet” brenda skuadrës.

“Mendoj se Klopp do të largohet. Jo tani, por nëse Reali i Madridit e eliminon nga Liga e Kampionëve. Them se ai do të largohet para fillimit të sezonit të ardhshëm”, tha gazetari Richard Keys.

“Liverpooli është larg. Ata janë hije e asaj që kanë qenë dikur dhe nuk është mirë të fajësohen pronarët (Fenway Sports Group). Rënia është përgjegjësi e Kloppit. Ka vetëm një fitues kur një trajner lufton me shtypin, dhe ai nuk është trajneri,” tha Richard Keys.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga