
Partizani do të luajë ditën e nesërme në transfertë kundër Kukësit në kuadër të javës së pestë të Superiores. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare tifo-grupi "Ultras-Guerrils" bëjnë me dije që nisja nga Tirana do të bëhet në orën dhjetë. Edhe për këtë transfertë udhëtimi është falas, ndërsa më pas tifozët që nuk janë anëtarë të këtij tifo-grupi do të paguajnë nga 100 lekë.
"Nesër drejt Kukësit...
Grumbullimi nis në orën 9:30 dhe nisja bëhet në 10:00 . Edhe për këtë transfertë udhëtimi për të gjithë tifozët do të jetë falas . Duke filluar nga transferta në Laç dhe duke vazhduar me 27 ndeshjet e tjera në kampionat, udhëtimi do të jetë falas vetëm për antarët . Për jo antarët çdo udhëtim do të kushtojë 100 lek", shkruhej në njoftimin e tifozëve të kuq.
[gallery size="full" columns="1" ids="40665"]