Ndryshime të rëndësishme në botën e futbollit. Ditën e sotme, UEFA ka bërë më dije se ka hequr rregullin e golit në fushëm kundërshtare nga kompeticionet e saj, Champions, Europa dhe Conference League, me vendimin që ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të përdoret sezonin e ri.
Në këtë këtë mënyrë, nëse ndeshjet do të mbyllen në barazim në të dyja takimet atëherë pavarësisht golave do të përdoret shtesa ose penalltitë, por ky rregull vlen edhe për fitoret. Në rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve është barazim, atëherë ndeshja kalon sërish në shtesë.
Një rregull që vjen pasi shumë klube janë ankuar pasi janë eleminuar nga golat jashtë fushe. Rasti i freskët ishte Juventus-Porto me ndeshjen që shkoi në shtesë dhe u mbyll në barazim 2-2, por Porto kaloi pasi kishte shënuar 2 gola në fushën kundërshtare.