Ledion Qoshku ka bërë një postim komprementues në rrjetet sociale. Gazetari sportiv “kërcënon” drejtuesit e Sopotit përmes medias ku ai punon.
Në facebook Qoshku shkruan se do t’i bëjë “gazi i botës” te Panorama Sport, pikërisht në gazetën që mbulon ekipin në fjalë. Edhe pse në këtë rast është në “konflikt interesi”, pasi gazetari duhet të raportojë atë që arrin të zbulojë, fillimisht ai i ka paralajmëruar në rrjetet sociale.
“Burri kapet prej fjale. Kështu që ata që iu kanë dhënë fjalën çunave të Sopotit për premio në fitoren me Veleçikun, mos të presin të bëhen gazi i botës në gazetë. Por, të mbajnë fjalën”, shkruan ai në facebook-un e vet.
Sopoti ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 2-1 kundër Veleçikut, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë. E në këto kushte, drejtuesit e ekipit librazhdian duhet të nxitojnë. Në të kundërt…
[caption id="attachment_666876" align="alignnone" width="998"] Postimi i gazetarit[/caption]