Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndjesia e një ndeshje pa tifozë, Liverpool teston lojtarët në “Anfield”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndjesia e një ndeshje pa tifozë, Liverpool teston lojtarët

Premier League do të rikthehet të luhet sërish në 17 qershor. Federata angleze ka marrë dritën jeshile nga Qeveria vendase dhe do të mbyll sezonin në fushë. Skuadrat kanë nisur prej kohësh stërvitjen, ndërsa tani janë lejuar që të stërviten edhe me grupin e plotë.

Ndeshjet e mbetura të kampionatit do të luhen pa tifozë dhe ditën e sotme, Liverpool ka provuar të luajë në stadiumin “Anfield” një ndeshje miqësore brenda grupit për të provuar ndjesinë se si do të jetë për lojtarët një ndeshje pa tifozë.

Jurgen Kloop ka ndarë ekipin në dy skuadra duke zhvilluar kështu një test për të parë edhe gjendjen e lojtarëve. Kujtojmë që Liverpool udhëheq kampionatin me 82 pikë dhe është 25 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Man City, por që ka një ndeshje më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga