
Neymar vijon të jetë në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi brazilian është përfolur për t'u larguar nga Paris Saint Germain. Megjithatë deri tani vijon të jetë pjesë e kampionëve të Francës.
Së fundmi, është Casemiro ai që ka ftuar lojtarin t'i bashkohet Real Madrid. Në një prononcim të dhënë për "SporTV", braziliani ka shprehur hapur dëshirën për ta pasur në një ekip.
"Neymar mund të luajë për çdo ekip në botë. Nëse PSG-ja nuk e dëshiron atë, Real Madrid mund ta dojë. Mirë?", përfundoi mesfushori 30-vjeçar.
Poll