
Barcelona dhe Real Madrid arritën në finalen e Superkupës së Spanjës pas penalltive dhe tashmë të dy skuadrat nuk kanë gjë tjetër në mendjen veçse të fitojnë trofeun e parë për këtë sezon.
Në stadiumin “King Fahd në Riad” ora 20:00 katalanasit dhe madrilenët do të përplasin “brirët” mes tyre për të dalë në fund të 90-të minutave fitimtarë. Ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe vëmendja do të jetë te dueli direkt i bomberave, Lewandowski dhe Benzema.
Formacionet Zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dembele, Lewandowski, Pedri. Trajner: Xavi Hernandez