Është zyrtare, ftesa i ka mbërritur në zyrat e klubit dhe të dy futbollistët do të bëhen gati për të lënë Shqipërinë në datën 7 nëntorit. Merveille Ndockyt dhe Moise Nkounkou do të lënë Tiranën për tu bashkuar me Kombëtaren e Kongos për ndeshjet e muajit nëntorit.
Të dy lojtarët janë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses nga kontinenti afrikan dhe kanë qenë edhe më parë në kombëtare. Moise dhe Merveille janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranën jo vetëm për këtë sezon por për projektin e të ardhmes. Moise është vetëm 20-vjeç ndërsa Merveille që shikohet edhe si ylli i ekipit bardheblu është vetëm 18-vjeç.
Merveille Ndockyt
Moise Nkounkou
Galeria fotografike ()
Poll