Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ndeshje "luksi" në Superligë, transfertë e vështirë për kampionët e Feronikelit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje "luksi" në Superligë, transfertë e

Kjo e shtunë do jetë mjaft aktive në futbollin kosovar, pasi luhet një nga ndeshjet më interesante të javës së 4 të Superligës. Kampionët e Feronikelit do të udhëtojnë drejt Gjilanit për t'u përballur me Dritën.

Ky duel do të jetë shumë interesant, sepse Feronikeli vjen si kampioni në fuqi, ndërsa Drita do tentojë të rikthehet tek titulli kampion këtë sezon.

Postimi i klubit të Feronikelit:

"KF Feronikeli dhe Drita, do të takohen këtë të shtunë, në derbin e xhiros së IV-të, në Stadiumin e Qytetit, në Gjilan.

Brenda skuadrës sonë mbizotëron një atmosferë mjaftë e mirë, me stërvitje intensive, të cilat janë bërë me qëllim të mbajtjes sa më në formë të futbollistëve, gjatë këtij pushimi për ndeshjet e përfaqësuesve.

Lajm i mirë brenda klubit është gjithashtu gjendja e mirë e sulmuesit, Mevlan Zeka, i cili megjithëse do të jetë në pikëpyetje për takimin me Dritën, po stërvit pandërprerë me ekipin, për tu rikthyer në formën e tij optimale sa më parë që të jetë e mundur.

Ndeshja ndaj Dritës zhvillohet të shtunën, prej orës 16:00".

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga