
Portieri i Tiranës, Gentian Selmani foli për mikrofonin e MCN pas ndeshjes me Dinamo Batumin në Air Albania. Gardiani bëri debutimin me bardheblutë dhe pati një performancë të mirë në aspektin personal pavarësisht golit të pësuar ku nuk mund të bënte asgjë.
“Ishte një ndeshje e fortë. E dinim që kanë një ekip të mirë. Ata kanë më shumë ritëm në këto momente se janë në mes të sezonit, kanë luajtur 20 ndeshje. Kurse ne ishim në ndeshjen e parë pas fazës përgatitore.
Dihet që nuk jemi në formën optimale. Por me shpirtin e garës që treguam dhe tifozët që janë lojtari i 12, ishte rezultat i mirë dhe la kualifikimin e hapur për ndeshjen e kthimit”, tha Selmani.
Poll