
Partizani luajti të shtunën kundër Teutës, sfidë që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të të kuqve. Gjyqtar në këtë takim ishte Juxhin Xhaja. Arbitri që mban dhe stemën e FIFA-s, ishte pjesë e moviolës në emisionin Skaner. Sipas rasteve të paraqitura, ai pretendohet se ka gabuar në disa momente duke penalizuar Partizanin. Në pjesën e parë të takimit, Victor Da Silva u ndal në mënyrë të parregullt nga Albion Marku.
Por, për Xhajën gjithçka ishte e rregullt. Madje braziliani u ndëshkua me karton të verdhë për pretendimet e tij. Ky ndëshkim e lë atë pushim për sfidën e ardhshme të Partizanit me Egnatian pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. “Në minutën e 46-të të takimit, Da Silva shmang lojtarin e Teutës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Kjo duhej dhënë faull për Partizanin. Është rast ku arbitri duhet ta shohë. Kartoni i verdhë është dhënë për protesta”, tha Pregja.
Sakaq një tjetër rast ishte ai i minutës së fundit me Valentino Murataj. Mesfushori i Partizanit arriti të kapte topin, por faulli u dha në favor të durrsakëve. “Shohim që të dy lojtarët kanë rrëshkitur me takë, por topi është kapur nga Murataj. Gjyqtari ka gabuar dhe ka dhënë goditje dënimi për Teutën. Është Murataj ai që del fitimtar në këtë duel”, tha Pregja. Përveç goditjes së dënimit, lojtari u ndëshkua me karton të verdhë.
Duhet theksuar se këto raste u evidentuan nga Bujar Pregja në moviolën e emisionit “Skaner” të Gerti Çarçanit duke krijuar debat mes të ftuarve.