Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

NDESHJA E ZEMRËS në Selman Stërmasi bashkon VIP-at shqiptar, ja ku do të transmetohet live

Shkruar nga NEWSPORT
NDESHJA E ZEMRËS në Selman Stërmasi bashkon VIP-at shqiptar, ja

Dita e sotme rezervon një ndeshje bamirësie në Selman Stërmasi në orën 15:00 të organizuar nga Ambasada Italiane. Tre ekipe do të marrin pjesë, Kombëtarja e Zemrës me aktorë e këngëtarë, Kombëtarja e Gazetarve të RAI dhe All Stars Albania.

Një grup me aktorë, këngëtarë, gazetarë e ish-ikona të futbollit në shqipëri si Alban Xhihani, Jul Deda, Bes Kallaku, Gerd Vaso, Lorenc Jemini, Glenti Nallbani, Marin Mema, Pano Xhixho, Andi Lila, Dritan Sharra, Visjan  Ukcenaj, Edi Oga, Turjan Hyskaj, Ardit Roshi, Gaz Paja etj që do të luajnë 3 ndeshje nga 35 minuta.

Të ardhurat do të shkojnë për dy shoqatat vullnetare sociale dhe humanitare që operojnë në Shqipëri: “Sanità di Frontiera – Salute senza confini”, “Onlus” për përfshirje sociale dhe shëndetësore kundër varfërisë materiale dhe në arsim dhe Komuniteti fetar i Shën Jozefit në favor të jetimëve, invalidëve dhe të moshuarve.

Biletat do të kushtojnë 500 lekë të reja dhe mund t'i gjeni në platformën Vivere.al ose në biletarinë e stadiumit Selman Stermasi. Ndeshja do të transmetohet live në RTSH Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga