Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ndeshja e shekullit, boksieri tallet me Mc Gregor dhe injoron 25 milionë dollarë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e shekullit, boksieri tallet me Mc Gregor dhe injoron 25 milionë

Është padyshim përballja e shekullit, të paktën kështu është projektuar por nuk duhet nëse do të ndodhë. Super ndeshja ndërmjet boksierit të pamposhtur Floyd Mayweather dhe kampionit në sportet luftarake të përziera (UFC), Conor McGregor është kryefjalë në mediat botërore.

Dhe pas një oferte prej 25 milionë dollarësh për secilin prej tyre nga ana e presidentit të UFC, Dana White, boksieri amerikan i njohur Mayweather është fyer nga kjo ofertë dhe së fundmi ka vënë në shënjestër irlandezin McGregor duke u tallur me të.

Ai ka postuar në Instagramin e tij të ardhurat neto, në të cilën shihet se ai ka 650 milionë dollarë, kurse McGregor ka vetëm 2.5 milionë dollarë.

“Para se të kërkosh 25 milionë dollarë, bëhu më i vlefshëm se 25 milionë dollarë. Ti ke ‘2’ dhe ‘5’ saktë, por ke menduar të thuash 2.5 milionë, jo 25 milionë”, ka shkruar ai në Instragram.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga