Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndeshja e kthimit me PSG-në, presidenti i Bayern karikon bavarezët: Kam besim, do ia dalim sërish

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e kthimit me PSG-në, presidenti i Bayern karikon bavarezët:

Bayern Munich ka fituar në përballjen e parë me PSG-në në Paris, takim i vlefshëm për ndeshjen e parë me eliminim direkt. Fitorja 1-0 i mban me moralin lart bavarezët të cilët në ndeshjen e kthimit në shtëpi synojnë edhe biletën për në çerekfinale.

Më 8 mars në “Allianz Arena” do të luhet një duel i luftuar, por për të mbajtur të karikuar të tijtë ka menduar presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer.

”Skuadra e tregoi në Paris që është gjithmonë gati në momentet vendimtare. Ne e dominuam PSG-në, fitorja mund të ishte edhe më e thellë. Ne e kishim të qartë se kemi një skuadër të madhe, lojtarët thjesht duhet ta demonstronin këtë gjë.

Jam i bindur se do e bëjmë sërish. Kam besim të plotë. Kemi edhe stol plot alternativa, të gjithë do donin një stol si i Bayernit”, ka përfunduar kreu i gjermanëve.

Jurgen Nagelsman do të vuajë një mungesë të madhe n për këtë sfidë, pasi Leroy Sane vuan një dëmtim në kyçin e këmbës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga