Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, FFK letër ngushëllimi për futbollistin e 2 Korrikut

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, FFK letër

Ditën e djeshme futbolli kosovar mori lajmin e kobshëm. Futbollisti i talentuar i 2 Korrikut u nda nga jeta në moshën 15-vjeçare. Lajmin e bari të ditur vetë skuadra prishinase nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ndërsa sot Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për klubin dhe familjarët e Leonit Sylës, e cila humbi të voglin e tyre pas një sëmundje.

“E nderuar Familje Syla!

Të nderuar drejtues dhe staf i FC 2 Korriku!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, futbollistit të FC 2 Korriku, Leon Syla.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Leoni.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit. Leoni ishte shembull i vërtetë luftaraku, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në betejën e tij me sëmundjen e rëndë.

Sot të gjithë jemi me lot në sy dhe dhimbje në zemër, por shpresojmë që kujtimet e bukura dhe sukseset e Leonit do të jenë burim ngushëllimi dhe force për Ju për ta përballuar dhimbjen e madhe.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Leonin!

Me respekt,

KE i FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga