
Portieri i Partizanit, Alban Hoxha u ndesh me një fatkeqësi para dy vitesh. "Gardiani" i portës së kuqe përjetoi momentin më të vështirë të jetës, ku bashkëshortja e tij ndërroi jetë pas lindjes së djalit të tyre, Bekimit. Deri më tani nuk ishte vërtetuar shkaku, por bëhej fjalë për një gabim nga ana e mjekëve.
Sot Prokuroria ka dalë në konkluzion përfundimtar të çështjes, ndërsa do të kërkojë nga gjykata pesë vite burg për dy mjekët, Petrit Rexhepi dhe Aulona Burba, si dhe mos ushtrimin e profesionit. Tashmë është gjykata ajo që do të japë vendimin përfundimtar të kësaj çështje delikate.
Poll