Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ndërhyrje e politikës, ne e kryem misionin tonë”, reagojnë PLISAT: Kombëtarja është e të gjithëve, le të festojnë të tjerët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndërhyrje e politikës, ne e kryem misionin tonë”,

Kombëtarja shqiptare do të duelojë mbrëmjen e sotme ndaj Ishujve Faroe, teksa gjthçka do të startojë në orën 20:45. Një ndeshje që do të kthehet në një festë të vërtetë, pasi tashmë kualifikimi për në Euro 2024 është arritue që me barazimin ndaj Moldavisë.

Në këtë përballje interesi i tifozëve është shumë i laertë, por kuqezinjtë nuk do të mund t’i ndjekin tifogrupi “PLISAT”. Këto të fundit kanë mbetur pa bileta për ëltë sfidë, teksa tashmë ka ardhur edhe reagimi nga ana e tyre.

“Plisat” kanë theksuar se kjo është ndërhyrje e politikës, por gjithsesu misioni është kryer nga ana e tyre dhe sot le të festojnë të tjerët, pasi kombëtarja është e të gjithëve. Pavarësisht që nuk do të jenë në stadium ata do ta ndjekin ndeshjen në Prishtinë, ku më pas do ta kthejnë në një festë.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. 

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!”, kanë shkruar “PLISAT”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga