Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndarja nga jetë e Carlo Tavecchio, reagon Duka: Kam pasur fatin të punoj me të, do mbetet gjithmonë një mik i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jetë e Carlo Tavecchio, reagon Duka: Kam pasur fatin të

Italia ditën e djeshme është tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Për këtë humbje ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa ka theksuar se ka pasur fatin ta takojë personalisht dhe se do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për futbollin shqiptarë.

“Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Taveçhio na ka pikëlluar shumë.

Kam pasur mundësi të njihem e të bashkëpunoj me të gjatë periudhës 2014-2018 kur ai drejtoi Federatën Italiane dhe ruaj konsideratat më të larta për vlerat dhe kontributin që ai i ka dhënë futbollit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Taveçhio, miqve të tij, Federatës Italiane të Futbollit për këtë humbje të madhe.

Do të mbahet mend gjithmonë si një mik i mirë i futbollit shqiptar. Prehu në paqe Carlo!” ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga