Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e Odisea Çipa, reagon Armand Duka: Ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Odisea Çipa, reagon Armand Duka: Ka lënë

Ndarja nga jeta e trajnerit të Butrinti, Odisea Çipa, ka tronditur mëngjesin e sotëm teksa u bë me dije se 58-vjeçari pësoi një sulm në zemër. Një ikonë e klubit të Butrintit me të cilët ka luajtur si lojtarë dhe këtë sezon, në rolin e trajnerit. Pas lajmit të trishtë, presidenti i FSHF-s Armand Duka, ka reaguar në rrjete sociale.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit Butrinti të Sarandës, na ka trishtuar të gjithëve. Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea! Do të na mungosh të gjithëve!”-shkruan Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga