Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e Bedri Alimehmetit, Tirana në zi: Humbje e madhe për familjen bardheblu, emër që nuk harrohet kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Bedri Alimehmetit, Tirana në zi: Humbje e madhe për

Ndarja nga jeta e Bedri Alimehmetit ka trishtuar futbollin shqiptar ditën e sotme. Pena e Artë e gazetarisë sportive u nda nga jeta ditën e sotme dhe mesazhet kanë qenë të shumta. Klubi i Tiranës ka reaguar me një postim në rrjete sociale për ikonën e gazetarisë dhe tifozit bardheblu i cili ishte anëtar i familjes autoktone tiranase Alimehmeti.

-POSTIMI I TIRANËS-

Emër që nuk do të harrohet! Prehu në paqe Bedri Alimehmeti! Përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona!

Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Bedri Alimehmeti ka prekur jo vetëm komunitetin e gazetarisë sportive shqiptare por edhe familjen e madhe bardh' e blu.

Ai lindi në Tironë, në familjen e madhe autoktone qytetare Tironse ALIMEHMETI, përqendrimi i së cilës ka qenë në qendër të qytetit.

Ndër vite, vlen të përmendet se Alimehmeti ka shkruar me shumë pasion edhe dashuri per identitetin Tirons duke lartësuar kështu edhe klubin sportiv Tirana me të gjithë historikun e saj të spikatur në plot 103 vite histori. Alimehmeti ka lënë gjurmët e tij në historinë e klubit më të titulluar në vend si edhe do të mbahet mend gjithmonë si Pena e Artë që u dekorua me çmime si "Fisnikëria Tiranase" dhe "Mjeshtër i Madh".

KF Tirana dhe familja e madhe bardh' e blu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bedri Alimehmetit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga